Site icon Telegrafi

“Shqipëri – Zvicër, emocion për të dyja palët”

Trajneri i përfaqësues zvicerane, Vladimir Petkoviç, gjatë intervistës për gazetën kroate “Sportske Novosti“ ka komentuar edhe ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Zvicrës të cilat do të përballen në kampionatin Evropian në Francë.

Petkoviç ka deklaruar se kjo ndeshje do të jetë një lojë emocionale për të dyja palët.

“Gjithsesi do të jetë emocionale për disa lojtarë, por jo vetëm nga ana jonë, sepse edhe disa nga lojtarët e Shqipërisë luajnë në ligën e Zvicrës, dhe këtu jetojnë e punojnë dhe këtu i kanë familjet”, ka thënë Petkoviç duke shtuar se “fundja kjo është vetëm një lojë ku secila palë dëshiron të fitojë”, përcjell “albinfo.ch”

Më pas, trajneri më rrënjë boshnjake është pyetur edhe rreth frikës për ikjen e disa lojtarëve shqiptarë, pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Nuk shqetësohem për këtë. Nga disa prej tyre të cilët do të mund të luanin për Kosovën, asnjëri nuk ka thënë se e ka si opsion të vërtet. Askush nga federate zvicerane nuk është kundër që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, por do të doja që disa rregulla të ishin vendosur kohë më parë, në mënyrë që mos të iu bëhen presion disa lojtarëve”, shprehet ai.

Trajneri zviceran është i bindur se ekipi i tij do ta kalon grupin, madje pretendon se qëllimi i tyre është edhe më shumë se çerekfinalja.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Shqipërisë zhvillohet më 11 qershor. Të dy kombëtarët bëjnë pjesë në grupin A, bashkë më nikoqirin Francën dhe Rumaninë.

Exit mobile version