Në miqësoren e dytë dhe të fundit para finaleve të Francë 2016, atë përballë Ukrainës, De Biasi pritet të luajë me skemën 4-5-1, pra me atë që ka luajtur shumicën e ndeshjeve eliminatore.
Etrit Berisha, i cili është dhe portieri ynë i parë, do të mbrojë portën e kombëtares edhe në Bergamo.
Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Cana, Mavraj dhe Agolli, katërshja që pritet të luajë që nga minuta e parë edhe në sfidën e 11 qershorit, përballë Zvicrës.
I kthehen mesfushës Xhaka, Abrashi dhe Kace, lojtarë të cilët nuk u aktivizuan me Katarin.
Në krahët e këtij reparti do të jenë dhe Roshi me Lenjanin, të cilët do të ndihmojnë dhe do të furnizojnë me topa Armando Sadikun, që pritet të jetë i vetëm në sulm. /Telegrafi/
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4-5-1): Etrit Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Xhaka, Abrashi, Kace, Roshi, Lenjani, Armando Sadiku.