Suedia dhe Shqipëria do të përballen në Friends Alena në Stockholm në një ndeshje miqësore.
Dy ekipet përfaqësuese në këtë duel vijnë pas humbjeve që pësuan disa ditë më parë, ku suedezët u mposhtën 5-2 nga Portugalia, derisa Shqipëria pësoi humbje 3-0 nga Kili.
Kjo është ndeshja e pestë që Suedia dhe Shqipëria e zhvillojnë, derisa tre fitore i kanë takuar skandinavëve, një Shqipërisë dhe një tjetër ka përfunduar baras.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka bërë disa ndryshime për këtë takim ku emra si Ivan Balliu, Qazim Laçi dhe Armando Broja do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Spelarna som startar i herrarnas första hemmalandskamp för året! 🇸🇪🆚🇦🇱 pic.twitter.com/Czp2U38mzO
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) March 25, 2024
Suedia: Olsen, Krafth, Olsson, Lindelof, Augustinsson, Gustafson, Nilsson, Starfelt, Kulusevski, Isak, Forsberg.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Broja.
/Telegrafi/