Në prag të ndeshjeve miqësore që zhvillojnë kombëtaret The Telegraph ka bërë përzgjedhjen e 20 përballjeve më të ashpra deri më tani që kanë ndodhur në futboll.
Në mesin e tyre është e ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila sipas The Telegraph renditet në vendin e 13 për sa i përket rivalitetit shumë të madh. Takimet ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës janë përballjet më të frikshme, që pasohen nga Angli-Gjermani, dhe Kroaci-Serbi.
Për ndeshjen Serbi-Shqipëri të zhvilluar në tetor 2014 në Beograd e përditshmja angleze shkruan se, “ajo ishte ndërprerë për shkak të incidenteve brenda dhe jashtë fushës. Këto vende urrehen për shkak të Kosovës, por UEFA nuk e kishte ndaluar këtë ndeshje pasi ato nuk kanë pasur luftë ndërmjet vete, transmeton Koha.net.
Shqipërisë i ishte dhënë fitorja 3-0 në tavolinë, por CAS-i i kishte hequr Shqipërisë 3 pikë për shkak të dronit që barte një flamur të Shqipërisë së madhe. Më pas kishte pasur përleshje dhe një atmosferë shumë e rrezikshme ishte krijuar në stadium, përderisa edhe fansat kishin hyrë në fushë”.
20. Kina – Korea Jugore
19. Republika Çeke – Sllovaki
18. Spanjë – Portugali
17. El Salvador – Honduras
16. Francë – Itali
15. Danimarkë – Suedi
14. Arabia Saudite – Iran
13. Serbi – Shqipëri
12. Kore Jugore – Japoni
11. Holandë – Belgjikë
10. Brazil – Uruguai
9. Angli – Skoci
8. Gjermani – Itali
7. SHBA – Meksikë
6. Egjipt – Algjeri
5. Angli – Argjentinë
4. Gjermani – Holandë
3. Kroaci – Serbi
2. Angli – Gjermani
1. Brazil – Argjentinë