Site icon Telegrafi

Rritet buxheti për Forcat e Armatosura në Shqipëri, rriten me 30% edhe pagat e ushtarakëve

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj tha se rritja e buxhetit për ushtrinë dhe FA parashikon investim të kapaciteteve ajrore dhe vëzhgimit ajror e detar.

Ai theksoi se rritja e buxhetit mundëson intesifikimin e procesit të modernizimit të Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet e nevojshme.

“Ky buxhet mundëson financimin gjatë vitit 2022 të projekteve kryesore duke filluar me projektin e bazës ajrore të Kuçovës. Pa u ndalur te të gjitha projektet, do të theksoja projektetet e përmirësimit të infrastrukturës së forcës tokësore, akademisë së FA, forcës tokësore e ajrore”.

“Rritja e buxhetit plotëson nevojat e FA, përmbushjen e objektivave të sigurisë kombëtare, si dhe detyrimet e vendit tonë në kuadër të mbrojjtes kolektive të aleancës. Ky buxhet do të mbështesë personelin, kapacitetet, infrastrukturën e Forcave të Armatosura. Buxheti i vitit 2022 shkon në 1.75 për qind të produktit të brendshëm bruto”, tha Begaj.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë një konference tha se buxheti i vitit 2022 parashikon rritje për këtë ministri, rreth 32.6 mld lekë më shumë se ai i një viti më parë.

Ai tha se objektivi i kësaj ministrie, kërkuar dhe nga NATO, është që në vitin 2024 buxheti të jetë 2% i prodhimit të brendshëm bruto.

Po ashtu, Peleshi tregoi se stërvitja e përbashkët e NATO-s “Defender 2023”, do të ketë vend pritës Shqipërinë, si dhe shtoi se qeveria ka parashikuar të rrisë pagat e punonjësve të FA me rreth 30% më shumë se ajo aktuale./Vizion Plus

Exit mobile version