Një polak është arrestuar nga Policia e Shqipërisë.
Kjo për shkak të vozitjes me shpejtësi marramendëse.
Radari regjistroi shpejtësinë 231 km/ në orë të cilin 50 vjeçari e voziti veturën e tij “Ferrari”.
Veç kësaj ai paraqiti tek policët patentë-shoferin që e kishte të falsifikuar.
Nga verifikimet e kryera nga policia shqiptare së bashku me Interpolin, rezultoi se makina ishte kërkuar në Gjermani për shkak të mungesës së sigurimit, njofton Policia e Shtetit.