Telegrafi

Shqipëri: Plagoset me thikë efektivi i Policisë, në mbyllje të procesit të votimit

Ditën e sotme, një incident është rregjistruar në momentin e mbylljes së kutive të votimit në Fushë Arrëz të Shqipërisë.

Punonjësi i Policisë me iniciale G.O. është plagosur me thikë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Lexo po ashtu Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri, pas 48 orësh

“Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij,” – thuhej në informacionin paraprak të Policisë.

Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Euronewsal.