Site icon Telegrafi

Shqipëri-Maqedoni, bileta falas për minutat e mbetura

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që për minutat e mbetura të ndeshjes së kuqezinjve, hyrja në shkallët e stadiumit të jetë e lirë për të gjithë tifozët që kanë dëshirë të jenë të pranishëm.

Ndërprerja e takimit të djeshëm mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka krijuar një situatë të paqartë për tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.

Këta të fundit ishin të pajisur me biletë, e cila, pas hyrjes në “Loro Boriçi”, nuk ishte e vlefshme.

Ndërkohë që 15 minutat e mbetura të ndeshjes pritet të luhen sot në orës 14:00. Mbrëmë në orët e vona, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që për minutat e mbetura të ndeshjes së kuqezinjve, hyrja në shkallët e stadiumit të jetë e lirë për të gjithë tifozët që kanë dëshirë të jenë të pranishëm, raportojnë mediat shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.

Natyrisht që një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur për të gjithë, duke qenë se shumë prej atyre që ishin dje në impiantin më të ri në vend kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme, por edhe nga Kosova. Nuk dihet ende se sa prej tyre do të jenë të gatshëm që të qëndrojnë në pritje të riluajtjes së takimit.

Por, kur bëhet fjalë për një qytet sportdashës si Shkodra, hyrja e lirë do të bëjë që qytetarët vendës, të cilët nuk arritën të siguronin një biletë, të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të kuqezinjve.

Exit mobile version