Shqipëria do ta pres Lituaninë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të UEFA-s janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.
Enea Mihaj dhe Qazim Laçi janë dy futbollistët që debutojnë si titullarë me fanellën kuqezi, teksa sulmi i është besuar Armando Sadikut dhe Rey Manajt.
Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa Berat Gjimshit dhe Kastriot Dermaku luajnë nga minuta e parë.
Në mesfushë do të jenë Gjasula dhe Abashi, ndërsa në krahë Hysa e Trashi.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku.
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Simkus.
/Telegrafi/