Site icon Telegrafi

Shqipëri – Lihtenshtajn, Sylvinho bën disa ndryshime – formacionet zyrtare

Shqipëria dhe Lihtenshtajni do të përballen në “Haladas Sportkomplexum” të Hungarisë në një ndeshje miqësore e cila fillon nga ora 20:00.

Shqipëria vjen në këtë duel pas humbjes që kishte pësuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Suedisë në mars të këtij viti, ndërsa Lihtenshtajni në ndeshjen e fundit ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Latvisë, po ashtu gjatë muajit mars.

Kjo është ndeshja e katërt që Shqipëria dhe Lihtenshtajni e luajnë mes vete, ndërsa në tri ndeshjet paraprake ‘Kuqezinjtë’ kishin arritur që të dalin fitimtar.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka bërë disa ndryshime për këtë takim ku emra si Arbër Hoxha, Klaus Gjasula, Armando Broja dhe Ivan Balliu luajnë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Ajeti, Ismajli, Balliu, Gjasula, Asllani, Bajrami, Hoxha, Broja, Asani.

Lihtenshtajni: Pas pak...

Exit mobile version