Site icon Telegrafi

Shqipëri: Hyn në dyqan i armatosur, shitësja e guximshme e nxjerr jashtë

Një person, që një ditë më parë grabiti një biznes në rrugën “Myslym Shyri”, tentoi të bënte vjedhjen e radhës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan të një kompanie celulare në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Autori, që të martën në darkë vodhi 300 mijë lekë të vjetra në një tjetër dyqan të një kompanie telefonike në rrugën “Myslym Shyri”, sonte tentoi të realizonte një tjetër vjedhje.

“Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.

Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.

Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.

Ai ishte i veshur me të njëjtat rroba njësoj si një ditë më parë; bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë.

Exit mobile version