Kombëtarja e Shqipërisë U21 do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në Elbasan Arena.
‘Kuqezinjtë’ e Redi Jupit do të përballën me fqinjët e tyre Greqinë dhe për synim kanë fitoren.
Për Shqipërinë U21, nga minuta e parë do të luajnë, Milot Rashica, Rey Manaj dhe Liridon Latifi.
Shqipëria: Strakosha, Hoxhollari, Lulaj,Rrahmani, Prenga, Bare, Çekici, Laci, Manaj, Rashica, Latifi.
Greqia: Barkas, Mygas, Risvanis, Goutas, Siopis, Mavrias, Charisis, Ionnadis, Koulouris, Donis, Giannouliss. /Telegrafi/