Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Armenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore.
Kuqezinjtë janë nikoqir të armenëve në takimin që pritet të zhvillohet në “Air Albania Stadium” me fillim nga ora 17:30.
Trajneri Edy Reja ka vendosur të bëjë disa ndryshime të dukshme nga miqësorja e para disa ditëve ndaj Italisë.
Reja u ka besuar fanellën e titullarëve dy lojtarë të Superligës së Shqipërisë, Xhuliano Skuka dhe Andi Hadroj.
Nga minuta e parë luajnë edhe emra të njohur si Etrit Berisha, Marash Kumbulla, Ermir Lenjani dhe Kristjan Asllani.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha; Bajrami, Kumbulla, Mihaj; Hadroj, Laci, Asllani, Cokaj, Lenjani; Muci, Skuka;
Armenia: Buchnev; Voskanyan, Haroyan, Mkrtchyan; Dashyan, Grigoryan, Harutyunyan, Hovhannisyan; Bichakchyan, Babayan, Shaghoyan;
/Telegrafi/