Telegrafi

Shqipëri, 4,554 aksidente në rrugë, shkaktar kryesisht përdorimi i telefonit

Që prej 1 janarit e deri më sot në Shqipëri janë regjistruar 4,554 aksidente me 113 jetë të humbura.

Në të shumtën e rasteve shkak i aksidenteve automobilistike rrugore ka qenë përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, dërgimit të mesazheve, thirrjet në telefon apo dhe ndjekja e rrjeteve sociale në timon.

Ndëshkimi i drejtuesve që përdorin telefon është 15 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që prej dy vitesh kërkohet të shumëfishohet gjoba./Tch/