Site icon Telegrafi

Shqipe Namani grimerja e suksesshme në Amerikë, me linjë të re të brushave (Foto)

Shqipe Namani pa dyshim se është një prej shiqiptareve më të suksesshme në SHBA.

Ajo po ushtron profesionin e make up artistes në SHBA, ku edhe është më e njohur, shkruan Telegrafi.

Edhe pse pak e njohur në vendin tonë, Shqipe Namani do të marrë së shpejti pjesë në Albanian Fashion Week, po ashtu si grimere.

Ajo më parë mori pjesë edhe në ngjarjen më të rëndësishme të modës në botë, Neë York Fashion Week duke qenë prej të pak shqiptareve që mori pjesë në një ngjarje të tillë.

Shqipja së fundmi promovoi edhe linjën e saj të re të brushave për make up artistët, të cilat sigurisht se do t’i shërbejnë të gjithë artistëve të kësaj zeje në mbarë botën.

Shqipe Namani po ashtu ka qenë make up artiste e shumë emrave të njohur botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version