Banorja më e preferuar në Big Brother VIP Kosova 2 për këtë javë u shpall Shqipe Hysenaj.
Ajo u zgjodh e preferuara e publikut, përkundër se ditëve të fundit ka qenë e ashpër në debate me të gjithë banorët e tjerë.
Pavarësisht kësaj, ajo do të jetë në nominim për shkak të dënimit nga ‘Vëllai i Madh’ pas përplasjes me Gani Gërminë.
Ndërkohë, konkurrentja më pak e pëlqyer, me më pak vota nga publiku, u shpall DJ Miss Rose.
Ajo do të shkojë direkt në nominim, përfshirë këtu edhe të tjerët që do të nominohen.
Edhe spektakli i së hënës (11 dhjetor) pati ngjarje e rrëfime të ndryshme të banorëve.
Ata vazhdojnë të bëjnë garën edhe më të fortë, pasi të gjithë tentojnë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/