Site icon Telegrafi

Shqipe Hysenaj i drejtohet Gani Gërmisë: Po ndërhyn vazhdimisht, mos mu afro tek fytyra

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët Shqipe Hysenaj dhe Gani Gërmia kanë pasur një përplasje së fundmi në Big Brother VIP Kosova.

Kjo nisi derisa po zhvillonin një lojë me karusel, ku ish-konkurrentja e “Përputhen” shihet me këngëtarin Blero.

Ajo ka kërkuar që gazetari të mos ia ndërpretë fjalën dhe se mos t’i afrohet tek fytyra.

Foto: Screenshot/YouTube

“O Gani ke një të keqe shumë të madhe. Unë flas me Bleron ti ndërhyn. Kur flas me ty, ndërhyj. Mos më hajde në fytyrë të kam thënë 1000 herë. Thjesht mos më hajde në fytyrë. Kur ta kem vëmendjen te ty, fol sa të duash. Është vëmendja e jote, komplet”, iu drejtua Shqipja – Ganisë.

Lexo po ashtu Ia fshiu mesazhin e vajzës, Monika Salihu i reagon ashpër Edonës: Nuk qenke normal

Humoristi në anën tjetër iu përgjigj: “Në rregull, pikërisht për këtë nuk po pajtohem. Nuk po dua të bëj debat”.

Foto: Screenshot/YouTube

Shqipja deri më tani është përfshirë në disa debate me konkurrentët e tjerë, ndonëse është cilësuar edhe arrogante.

Ajo shquhet për karakterin e fortë, por që akoma nuk e ka shfaqur në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version