Më 21 tetor 2023, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit “Shqip Up Comedy” në Cyrih të Zvicrës.
Shqip Up Comedy është festivali më i madh i Stand-Up komedisë në Zvicër.
Ky festival erdhi me përmasa edhe më të mëdha këtë vit, pas një suksesi të mrekullueshëm që pati vitin e kaluar.
Eventi solli stand-up komedi, nga aktorë të ndryshëm shqiptarë Avni Shkodra, Ernest Zymbery, Edi Kastrati, Kushtrim Qerimi, Olivia Romir Zalla dhe Valina Muçolli, e gjitha nën moderimin e Shqipe Sylejmanit.
Si një falënderim të veçantë për pjesëmarrjen e mbështetjen që morën për eventin e suskeshëm, Shqip Up Comedy përgatiti një video përmbledhëse me pjesë nga ky edicion. /Telegrafi/