Hudson është bulldogu francez, që bënte sikur u turpërua dhe ndjehej në faj, pasi shqeu të gjitha dhuratat nën bredh.
Rebecca Hughes nga Edinburgh i Anglisë, shpenzoi katër orë për të mbështjellë me letër dekorative dhuratat, në përgatitje për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.
Por, në mëngjes, ajo mbeti e hutuar kur pa dhuratat e dëmtuara dhe letrën ngjyrë metalike të shpërndarë nëpër dhomë.
Imazhi i postuar në Twitter, e tregon atë duke treguar me gisht nga dëmet e shkaktuara, teksa qeni e shikonte me kokë ulur.
“Fytyra e qenit tim, pasi më shqeu të gjitha dhuratat”, shkruan përbri fotografisë së shpërndarë. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe fotografi të ngjashme, iu bashkëngjitën postimit të saj.
“Të turpëruar ndjehen edhe qentë e mi, pasi e shqyen dhuratat” si dhe “më vjen keq, i adhuroj qentë dhe po më vjen të qesh” ishin dy prej komenteve të shumta.
Bashkë me to, u postuan edhe dy raste të ndryshme, të qenve me sjellje të ngjashme. /Telegrafi/