Site icon Telegrafi

Shqetësuese edhe ndotja e ambientit në zona me pyje, qytetarët raportojnë

As zonat rurale dhe ambientet e pyjezuara nuk po i shpëtojnë ndotjes në mënyrën më të vrazhdë.

Qytetarët e Komunës së Podujevës në platformën ndreqe, kanë raportuar një ndotje të tillë të ambientit në fshatin Orllan.

Në këtë zonë me pyje dhe fare pranë Liqenit të Batllavës qytetarë të pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina të shumta duke ia dhënë një pamje të shëmtuar kësaj zone të bukur.

Përditësimin e këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7249.

Ndotjes nuk po i shpëton as kryeqyteti.

Qytetari ka raportuar se madje një prej zonave më të frekuentuara pranë Rrugës B është ndotur me mbeturina të ndryshme.

Lexo po ashtu Shtohen raportimet nga qytetarët e Fushë Kosovës për ndotje të mjedisit

Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7273.

ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version