Telegrafi

Shqetëson punonjësi i aeroportit, fotografohet brenda turbinës së aeroplanit (Foto)

Udhëtarët që ndodheshin në aeroportin e Sydneyt të Australisë, janë shqetësuar me një punonjës që ka hyrë në turbinën e aeroplanit, teksa po e fotografonte një koleg.

Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident, fotografia e postuar në Facebook ka nxitur shumë kritika, transmeton Telegrafi.

Brenda turbinës, për një fotografi

“Më bëj edhe një fotografi para se të vdes”, si dhe “ky njeri duhet të përjashtohet menjëherë nga puna”, janë dy nga komentet e shumta.

Zyrtarët e aeroportit nuk e kanë komentuar ngjarjen, ndërsa konfirmuan se janë duke bërë hetime. /Telegrafi/