Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesja kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj.
Rasti ka ndodhur të martën në veri të Mitrovicës, në ora 09:43.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/