Ylli i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka pësuar një dëmtim gjatë detyrës me Spanjën në barazimin 2-2 të kombëtares La Roja në Ligën e Kombeve në Holandë.
Nico Williams shënoi herët në Roterdam, por holandezët u kundërpërgjigjën me dy gola, përpara se Mikel Merino të shënonte golin e barazimit në fund.
Një barazim krijon garën për një betejë të dytë në Valencia të dielën mbrëma me të dyja ekipet që garojnë për të arritur në serinë finale në qershor.
Cubarsi u detyrua të largohej pak para përfundimit të pjesës së parë pasi pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës pas një ndërhyrje të rëndë nga Memphis Depay.
🚨⚠️ Pau Cubarsí leaves the pitch due to injury, as Spain coach replaces him with Dean Huijsen who makes his debut. pic.twitter.com/wixhb5c1WY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 20, 2025
Tifozët e Spanjës dhe Barcelonës u shqetësuan menjëherë nga pamja e Cubarsit, i cili u ndihmuar nga stafi mjekësor i Spanjës për të dalë jashtë fushës.
Ai u zëvendësua nga Dean Huijsen dhe trajneri Luis De la Fuente konfirmoi një ndrydhje të kyçit të këmbës me pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e dytë në dyshim.
Dutch-born 19-year-old center back Dean Huijsen replaces the injured 18-year-old Pau Cubarsí to make his international debut for Spain vs. the Netherlands. pic.twitter.com/jZ9JtJqx9N
— ESPN FC (@ESPNFC) March 20, 2025
“Është kyçi i tij, është një ndrydhje. Ne duam të përpiqemi ta rikuperojmë atë deri të dielën dhe do të shohim se si do të shkojë në ditët në vijim”.
“Nuk duket shumë serioze, por kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u rikuperuar, duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë De La Fuente për Marca.
De la Fuente pritet të ofrojë një përditësim mbi situatën në 48 orët e ardhshme, pas testeve për Cubarsin, me Mario Gila të thirrur tashmë si një opsion rezervë. /Telegrafi/