Site icon Telegrafi

Shqetësimi i ministrit të Zogut: Pederastia po përhapet tash edhe në malësi të Shqipërisë!

Në vitin 1937, ministri i Brendshëm i Mbretërisë Shqiptare të Ahmet Zogut, Musa Juka, kishte ngritur si shqetësim përhapjen e asaj që e cilësonte si amoralitet në vend – marrëdhëniet homoseksuale.

këtë shqetësim të tij, e ka publikuar në Facebook Hile Lushaku – ish-komandant i forcave speciale dhe studiues.

“…Mjerisht kohët e fundit, ndjenja virtytit të naltë të moralit asht tue i çdukë dhe vendin e saj po e xen epshia e turpshme e imoralitetit e ç’ka asht ma keq e pederastisë. Për shqiptarin, gjaja ma e turpshme ka kenë vesi i pederastisë, dhe kush do që hetohej me at ves përbuzej. Ndër malsina një ves i tillë as që u njihte. Prej njoftimeve që bëjnë qarqet shohim se vesi i turpshëm i pederastisë po përhapet në një mënyrë shqetësuese. Asht nevoja pra që, kundër këtij vesi të merren masa luftimi pa kursyer asnjë mjet…” (AQSH, Fondi 152/20, Dosja 230, mikrofilm, viti 1937)” (sic.), ka shkruar Lushaku. /Telegrafi/

Exit mobile version