Gjethet në rrugë në kombinim me lagështinë krijojnë një sipërfaqe të rrëshqitshme dhe mund të çojnë në një aksident trafiku.
Dekori i vjeshtës është një nga më të bukurit në natyrë, ndërsa në pemët përgjatë rrugës ndryshojnë nuancat e ndryshme të ngjyrave, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, gjethet në rrugë në kombinim me lagështinë krijojnë një sipërfaqe të rrëshqitshme dhe mund të çojnë në një aksident trafiku, nëse nuk jeni të kujdesshëm dhe nëse nuk e rregulloni shpejtësinë në kushte të pafavorshme.
Ato gjithashtu mund të shkaktojnë dëme në një veturë. Gjethet e prishura përmbajnë edhe një sasi të caktuar acidesh, të cilat mund të jenë të rrezikshme për bojën e automjeteve – veçanërisht nëse gjethet janë të lagura. Prandaj, prania e zgjatur e gjetheve në automjet mund të rezultojë në dëmtim.
Përveç kësaj, nëse nuk i pastroni gjethet nën xhamin e përparmë, nëse ato janë të lagura, ato mund të bllokojnë rrugën e ajrit në filtrin e kabinës, duke zvogëluar rrjedhën e ajrit të pastër.
Gjithashtu, me kalbjen e gjetheve, ato mund të hyjnë në kanale, kështu që shoferi dhe pasagjerët në kabinë do të marrin ajër me cilësi të dobët dhe të lagësht.
Pra, kur bëhet fjalë për drejtimin e automjetit, kini kujdes për rrugët e rrëshqitshme dhe, nga ana tjetër, hiqni gjethet nga automjeti juaj. Mund të duket romantike, por nuk ka një efekt të mirë në veturën tuaj. /Telegrafi/