Real Madrid ka lënë pas krahëve fitoren ndaj Getafes në kampionat. Ekipi i Carlo Ancelottit do të sfidojë Chelsea të martën në mbrëmje, në çerekfinalen e dytë të Champions League.
Los Blancos triumfuan 1-3 në “Stamford Bridge” falë tregolëshit të Karim Benzema, sukses që afron ekipin spanjoll me kualifikimin në katër ekipet më të mira të turneut.
Gjithsesi, një rast me koronavirus ka krijuar shqetësim te Reali. Mbrojtësi Jesus Vallejo ka rezultuar pozitiv dhe ka nisur menjëherë karantinën.
“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë Jesss Vallejo ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatën e tyre.
Një mungesë jo fort e rëndësishme për Ancelottin, pasi 25-vjeçari është aktivizuar vetëm 14 minuta këtë sezon me Realin, por në kampin spanjoll urojnë që Vallejo të jetë lojtari i vetëm i infektuar.
Comunicado Oficial: Jesús Vallejo.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 11, 2022