Telegrafi

Shqetësime te Real Madridi: Lëndohet Arda Guler

Ylli i ri i Real Madridit, Arda Guler mund të detyrohet të presë për debutimin e tij në Los Blancos.

Turku iu bashkua skuadrës në fluturimin për në SHBA për një turne para-sezonal javën e kaluar, por ai ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Real Madrid do të zhvillojë ndeshjen e parë më 24 korrik, kur takohet me Milanin në Kaliforni.

Lexo po ashtu Arda Guler tentoi ta mashtronte Antonio Rudigerin në stërvitje, por gjermani i jep leksion turkut

Sipas raportimeve nga AS, Guler pësoi një lëndim të lehtë në këmbë dhe do të vlerësohet nga ekipi mjekësor i klubit në ditët në vijim.

Ai u largua nga grupi kryesor stërvitor në seancën e sotme me këshilla për të pushuar.

Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit të mahnitur nga Arda Guler qysh në stërvitjen e tij të parë

Real Madridi nuk do të rrezikojë 18-vjeçarin dhe pavarësisht se lëndimi nuk është një shqetësim serioz, ai nuk do të rrezikohet ndaj Milanit, nëse nuk është 100 për qind në formë.

Guler shkurtoi pushimin e tij veror për t’u bashkuar me shokët e tij të rinj dhe një pengesë do të ishte një goditje frustruese për të. /Telegrafi/