Ilkay Gundogan dhe Andreas Christensen nuk kanë pësuar lëndime kundër Real Madridit, raporton Javier Miguel.
Megjithatë, ata kanë disa shqetësime, prandaj nuk mundën të luanin të paktën një pjesë në El Clasico.
Gundogan u largua nga fusha pasi pësoi një përplasje të keqe me Aurelien Tchouameni.
Në anën tjetër, Christensen thjesht u ndje keq në një nga pjesët e ndeshjes.
Ka mundësi që stafi stërvitor të mos rrezikojë dhe t’i pushojë të dy ndaj Milanit më 2 gusht.
Gundogan dhe Christensen ka të ngjarë të paraqiten në ndeshjen Joan Gamper Trophy kundër Tottenham Hotspur më 8 gusht. /Telegrafi/