Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë përsëri duke u dridhur, derisa është takuar me presidentin Frank-Walter Steinmeier të enjten.
Një gjendje e tillë e saj, përcjell Telegrafi, është parë për herë të dytë brenda dy javësh – por zëdhënësi i saj i tha Reuters se kancelarja gjermane ishte i mirë.
Më 18 qershor Merkel u pa gjithashtu duke u dridhur kur u takua me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, por më vonë tha se ndihej më mirë pasi kishte pirë ujë.
Sipas mediave, Berlini është përfshirë nga një valë e të nxehtit.
Merkel, 64 vjeçe, po ndiqte një ceremoni të ministres së Drejtësisë, Katarina Elb, e cila po largohet për t’u bërë ligjvënëse në Parlamentin Europian.
Zëdhënësi i Merkelit ka thënë se kancelarja se do të merrte pjesë më vonë në betimin e ministrit të ri të Drejtësisë.
I pyetur nëse kancelarja do të merr pjesë në takimin e G20 të kësaj fundjave në Japoni, zëdhënësi tha: “Gjithçka po zhvillohet siç është planifikuar, kancelarja është mirë”. /Telegrafi/