Telegrafi

Shqetësime për Pelen, legjenda izolohet nga frika se mund të infektohet me COVID-19

Pele (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images for Pele10/Guliver)

Legjenda e futbollit, Pele, është izoluar në shtëpinë e tij në Guaruja në shtetin e Sao Paulos, duke qenë se bën pjesë në grupin e të rrezikuarve nga coronavirusi.

Vdekshmëria për moshën e tij arrin deri në 15 për qind, ndërkohë që rrezikshmërinë e shton fakti që ikona e futbollit brazilian është edhe i sëmurë.

Disa javë më parë, djali i tij, Edinho, deklaroi se 80-vjeçari po kalon momente shumë të vështira dhe është shumë i brishtë dhe i dobët fizikisht pas operacionit në ije.

(Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images for Pele10/Guliver)

Nga ana tjetër, vet Pele kishte bërë një publikim duke i siguruar fansat se është i vetëdijshëm për atë që ndodh me gjendjen e tij shëndetësore.

Pas përhapjes së madhe të COVID-19 dhe vdekjes së afro 10.500 njerëzve në gjithë botën, edhe shtetet që nuk janë prekur ende po ndërmarrin masa të vetizolimit. /Telegrafi/