Një frikë e vogël për Juventusin vetëm pak ditë para finales së madhe me Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Gianluigi Buffon nuk është ndjerë mirë dhe sot nuk stërvitur me skuadrën.
Por portieri veteran u bashkua me skuadrën në fjalimin e shkurtër të trajnerit Massimiliano Allegri para stërvitjes në Juventus Stadium.
Buffon nuk do të mungojë në Cardiff, dhe grupi i mjekëve është duke e monitoruar këtë problem të vogël.
“Duhet të kujdesemi më shumë për të, pasi edhe ai sikurse Totti është duke i mbushur 40”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/