Telegrafi

“Shpresoj të mos jetë Botërori i tij i fundit”, Scaloni me urim për Messin

Pas festës së pafund në rrugët e Buenos Airesit, fillimisht me autobus e më pas me helikopter, në qytetin e tij mbërriti Lionel Scaloni, trajneri i kampionit të ri të botës, Argjentinës.

Vendi ku ai lindi, Pujato , i cili e priti trajnerin si hero, është revolucionarizuar nga prania e Scalonit në qytetin e tij. Banorët e qytetit të trajnerit argjentinas, që ndodhet rreth 45 kilometra nga Rosario, e pritën me një festë të vërtetë për të festuar titullin kampionat i botës.

Scaloni shëtiti fillimisht rrugët, duke përshëndetur fqinjët e tij dhe duke ofruar Kupën e Botës. Një karvan i madh priti trajnerin të mërkurë pasdite, i cili padyshim do të jetë i paharrueshëm për qytetin dhe për vetë trajnerin.

Trajneri argjentinas foli për Kupën e Botës dhe të ardhmen, por më shumë vëmendje mori kur foli për të ardhmen e Messit në kombëtare.

“Të kesh atë është një luks, le të shpresojmë se nuk ishte Botërori i tij i fundit”, ka thënë fillimisht Scaloni për Telenoche.

Scaloni gjithashtu e bëri të qartë se do të jetë Leo ai që do vendos rrugën e tij, pasi ka fituar fuqinë për ta bërë këtë.

“Fanella me numër 10 duhet të ruhet kur ai vendos. Nëse ai vendos që jo, do të shohim, por do ta bëjmë. Keni gjithmonë atë shpresë”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/