Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka thurë elozhe dhe ka folur për mundesinë që të luajnë së bashku një ditë me bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe.
Benzema para disa javësh bëri bujë të madhe duke thënë se Mbappe do të luajë një ditë me Real Madridit.
Deklaratat e tij nuk i pëlqyen aspak klubit të Paris Saint-Germain që reaguan me anë të drejtorit të tyre sportiv, Leonardo.
Megjithatë, ylli francez i Real Madridi nuk e ka ndërmend të ndalet dhe të tërhiqet.
Edhe përkundër se ka thënë se duhet respektuar PSG-në, Benzema shpreson që një ditë të luajë në sulm së bashku me Mbappen.
“Më pëlqen të luaj me të në ekipin kombëtar dhe në të ardhmen, pse jo? Ai është një lojtar i madh, por ju duhet ta respektoni PSG-në”.
“Unë e kam thënë gjithmonë dhe do ta them përsëri; Shpresoj të luajmë së bashku një ditë”, ka thënë Benzema për gazetën Marca.
Ndryshe, Mbappe është një objektiv i kamotshëm i Real Madridit me presidentin Florentino Perez që e ka favorit sulmuesin e talentuar francez. /Telegrafi/