Telegrafi

“Shpresoj se janë vetëm spekulime, 175 milionë euro janë shumë për një person” – Haaland deklarohet për interesimin e Chelseat

Erling Haaland më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen rreth të ardhmes së tij dhe interesimi të madh të Cghelseat.

Sulmuesi norvegjez po kërkohet me ngulm nga The Blues, mirëpo ende nuk ka asnjë marrëveshje me Borussia Dortmundin.

Por, Haaland më në fund ka vendosur të flas për të ardhmen e tij, duke thënë se ai ende nuk është në dijeni për asgjë.

Lexo po ashtu Chelsea e bindur se do e transferojë Haalandin në këtë verë

“Para ditës së djeshme, nuk kisha biseduar me agjentin tim për një muaj…ju duhet të më tregoni mua”, ka thënë norvegjezit.

“Por, shpresoj që atë janë vetëm spekulime, pasi 175 milionë euro janë shumë për një person”.

Haaland me këtë deklaratë ka lënë dyshime rreth të ardhmes së tij, derisa babai i tij është i hapur për marrëveshje me çdo klub evropian që i ofron djalit të tij një pagë mbi 20 milionë euro në sezon. /Telegrafi/