Telegrafi

“Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”, Iker Casillas tregon orientimin seksual

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët më të mëdhenj në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tyre.

Në një postim në Twitter të publikuar sot (e diel) pasdite, ish-portieri i Spanjës ka konfirmuar orientimin e tij seksual.

“Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”, ka shkruar Casillas në profilin e tij zyrtar.

Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars 2021, duke pasur dy fëmijë, të dy djem.

41-vjeçari mori një valë mbështetjeje pas njoftimit të tij tronditës, përfshirë një mbështetje të fortë nga ikona e Barcelonës dhe ish-shoku i tij te kombëtarja e Spanjës, Carles Puyol. /Telegrafi/