Telegrafi

“Shpresoj që mamaja jote do të më lejojë të të rrahë”, publikohen pamjet e dy oficerëve që keqtrajtuan një pesëvjeçar në SHBA

Ky është momenti “shokues” kur oficerët e policisë amerikane e trajtojnë rëndë një djalosh pesëvjeçar i cili ishte larguar nga shkolla e tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, videoja, e lëshuar të premten nga policia në Maryland, tregon dy oficerët që i thonë nënës së djalit se ajo duhet ta “rrahë atë”.

Incidenti nga janari i vitit 2020, është subjekt i një procesi gjyqësor i ngritur nga nëna e djaloshit.

Avokatët e saj pretendojnë se fëmija pësoi trauma emocionale.

Oficerët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Montgomery e kishin gjetur fëmijën disa blloqe larg shkollës, dhe pamjet e tregojnë atë duke qarë në pjesën e pasme të një makine policie, derisa policët po e kthenin në shkollë.

Të dy oficerët shkojnë pas një anëtari të stafit dhe pas djalit në shkollë. Një oficere femër dëgjohet duke thënë, “kjo është arsyeja pse njerëzit duhet të rrahin fëmijët e tyre”.

“Shpresoj që mamaja jote do të më lejojë të të rrahë”, dëgjohet duke i thënë oficerja pesëvjeçarit.

Brenda zyrës së ndihmësit të drejtorit, fëmija fillon të qajë me të madhe dhe videoja tregon një nga oficerët që bërtet drejtpërdrejtë në fytyrën e tij. /Telegrafi/