Ish-sulmuesi spanjoll i Barcelonës, David Villa ka thënë se shpreson që ta shoh yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland, në La Liga.
Me ardhjen e Kylian Mbappe te Real Madridi, legjenda spanjolle, Villa synon ta shoh edhe Haalandin në kampionatin elitar të Spanjës.
“Të kemi Haaland kundër Mbappe në La Liga … Shpresoj që Haaland të vijë”, ka thënë fillimisht Villa për mediat spanjolle.
“Unë nuk mendoj se ata do të bëhen siç ishin Messi dhe Cristiano, por do të ishte mirë”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës.
🗣️ David Villa: “Ojalá venga Haaland a España…”https://t.co/eAxqAhTzs1
— Diario SPORT (@sport) September 16, 2024
Barça thuhet se konsideron të tentoj transferimin e superyllit norvegjez në vitet e ardhshme, pasi ka kontaktuar tashmë agjentin e tij.
Marrëveshja aktuale e Haaland me Manchester City skadon në vitin 2027 dhe klubi nga Camp Nou synon ta shfrytëzoj klauzolën e largimit.
Ndryshe, 24-vjeçari e ka nisur sezonin në Ligën Premier duke shënuar nëntë gola në vetëm katër ndeshje. /Telegrafi/