Mirlind Daku ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka rrëfyer shumë prapaskena emocionale, ndër to edhe momentin më të bukur në karrierë.
“Është një emocion nuk di si të them”, ka filluar rrëfimin e tij Daku në “Arena e Yjeve”.
“Shpresoj që Zoti t’ua sjell këtë ndjenjë si mua dhe shpresoj që nga ky podcast ta shikojnë lojtarët që po refuzojnë ta përfaqësojnë Kosovën apo Shqipërinë se nuk paguhet as me kontrata marramendëse e sponzora me shënu (gol) për vendin tënd”.
“Për këtë popull që ka shku si duke u rrëzuar (duke vuajtur)”, ka shtuar më tej Daku.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/