Telegrafi

“Shpresë për Kosovën” dhuron lule për gratë në qendër të Prishtinës

Sot, sikur anembanë botës edhe në Kosovë, festohet dita e gruas, 8 marsi.

Organizata joqeveritare “Shpresë për Kosovën” ka dhuruar lule falas për të gjitha gratë në bulevardin Bill Clinton.

Përfaqësuesi i organizatës, Phill Dosa ka pohuar për Telegrafin se dëshirojnë që sadopak t’i shprehin mirënjohje grave në këtë datë të shënuar.

“Në këtë formë dëshirojmë të shprehim respektin dhe mirënjohje për gruan”, tha Dosa.

Vlen të theksohet se në këtë iniciativë ishin të përfshirë edhe disa fëmijë ndërsa nuk ngurronin të merrnin lule edhe meshkujt. /Telegrafi/