Kur mbërriti në Atletico Madrid nga Benfica në vitin 2019, Joao Felix u pagua 127 milionë euro dhe ende mban rekordin si lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.
Megjithatë, portugezi nuk i përmbushi pritjet dhe shkoi në huazim te Chelsea. Tani ai është kthyer në Atletico sepse Chelsea nuk donte ta blinte, por Simeone nuk e sheh atë në planet e tij as për sezonin e ardhshëm.
Felix tani është duke kërkuar dëshpërimisht një mënyrë për të vazhduar karrierën e tij dhe në intervistën e fundit ai iu ofrua Barcelonës, duke thënë se do të donte të luante në këtë klub, pasi është klubi që e ëndërron që në fëmijëri.
Përgjigja e Atletico Madridit mbërriti shpejt, pasi sipas AS, Atletico Madridi do ta lërë portugezin të shkojë në huazim te Barcelona nëse ai e dëshiron vërtet.
Marrëveshja mund të përfundojë deri në fund të kësaj jave.
Ashtu siç pritej, tifozët e Atleticos e morën këtë veprim të Felix si tradhti dhe këtë mëngjes disa prej tyre erdhën në Wanda Metropolitano dhe përdhosën pllakën e tij që qëndron para stadiumit.
📸 This is what João Félix’s plaque outside the Metropolitano looks like right now. @AtletiFrancia via @atletiuniverse pic.twitter.com/0LTxyYwY2J
— barcacentre (@barcacentre) July 19, 2023
Ata shënuan në emrin e tij disa ofendime i dërguan një mesazh të qartë: “Shko në Barcelonë”. /Telegrafi/