Telegrafi

Shprehia që mund të na zgjasë jetën

(Foto: Pexels)

Edhe pse të gjithë e dimë shumë mirë se nuk mund ta ndalojmë procesin e plakjes, ekspertët na sigurojnë se mund të përpiqemi ta ngadalësojmë atë.

Shumë shprehi të përditshme lidhen me një jetë më të gjatë dhe nuk kërkojnë shpenzime parash. Një nga to – sipas The Sun – është leximi para se të shkoni në shtrat.

Një studim i vitit 2016 tregoi rezultate interesante që zbulojnë se njerëzit mbi 50 vjeçarë që kanë zakon të lexojnë librin e tyre të preferuar para gjumit, jetojnë mesatarisht dy vjet më shumë se ata që nuk e bëjnë këtë.

Lexo po ashtu Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Siç është publikuar në revistën Social Science & Medicine, shkencëtarët studiuan modelet e leximit të më shumë se 3.600 njerëzve mbi moshën 50 vjeçare.

Gjatë periudhës së hulumtimit 12-vjeçar, 33 për qind e pjesëmarrësve në studim që nuk lexonin e që ishin mbi këtë moshë kanë ndërruar jetë, derisa nga pjesëmarrësit në studim që lexonin në baza ditore, ndërruan jetë vetëm 27 për qind. /Telegrafi/