Pas disa javësh promovimi me barkun “shtatzënë”, reperi Lil Nas X më në fund ‘lindi’ albumin e tij të shumëpritur debutues, të titulluar “Montero”.
Në një skenë dramatike në YouTube, 22-vjeçari ka realizuar një skenë, ku mund të shihet duke u dërguar në spital, ku mirëpret kapitullin e tij të ardhshëm muzikor në botë, shkruan DailyMail.
Sikur të mos mjaftonte publikimi i një albumi të tërë, Lil Nas X gjithashtu dha premierën klipin “That What I Want”, në të cilin shfaqet në një skenë seksi tepër raciste brenda një dhome zhveshjeje me një mashkull misterioz.
“Montero”, i cili vjen pas suksesit të mini-albumit të tij të vitit 2019, përmban këngë në bashkëpunime me emra të famshëm si Miley Cyrus dhe Megan Thee Stallion.
Në videon promovuese të publikimit të albumit, Lil Nas X mund të shihet duke përjetuar “dhimbjet e lindjes”, teksa transportohet me një ambulancë.
Më pas, këngëtari i hitit “Call Me By Your Name” pushon pak, pasi dy mjekë e sigurojnë se “lindja” do të shkojë pa probleme.
Më pas në dhomën e spitalit, Lil Nas X shtyn dhe shtyn derisa CD-ja e albumit “Montero” të dalë prej tij.
“Uau! Është e bukur! Urime!”, thërret një nga mjekët ndërsa shikojnë albumin.
Lil Nas X bën shaka duke thënë: “Tashmë është nominuar për një ‘Grammy’”.
Menjëherë pas lindjes pseudo dramatike, fansat e Lil Nas X u drejtuan në një lidhje tjetër në YouTube për të pritur klipin e parë që u publikua nga albumit – atë të këngës “Thats What I Want”.
Videoja muzikore gati tre minutëshe nis në një fushë futbolli të shkollës së mesme me tifozë përreth që brohorisin. Lil Nas X më pas shihet duke rënë nga qielli si një meteor dhe i veshur plotësisht me veshje rozë futbolli, zbret direkt në mes të fushës me lojtarë përreth tij.
Duke u zhytur në dhomat e zhveshjes së skuadrës, Lil Nas X i afrohet një futbollisti, gjë që çon në një shfaqje shumë pasionante mes dyshes.
Ata lëvizin nga dollapët në dushe, ku Lil Nas X hap me butësi një prezervativ ‘Durex’ me dhëmbët e tij.
Lil Nas X është shquar për klipet e tij të çuditshëm dhe të guximshme në të njëjtën kohë, duke moshezituar të sjellë skena seksi mes dy njerëzve të gjinisë së njëjtë në klipet e tij. /Telegrafi/