Djali që ka shpikur lojën e vetëvrasjes, “Balena e kaltër”, ka pranuar që ka nxitur të paktën 16 nxënëse shkolle që të vrasin veten duke marrë pjesë në lojë, por deri më tani shifrat janë shumëfishuar.
Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës: të vizatosh një balenë të kaltër në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50-të me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.
Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.
Philipp Budeikin është personi që fshihet pas lojës së çmendur “Balena e kaltër”, në rrjetet sociale. Fillimisht ajo nisi në Rusi ku brenda gjashtë muajve me dhjetëra të rinj i dhanë fund jetës në fund të lojës.
Rusi tha përpara autoriteteve policore se viktimat e tij janë “mbeturina biologjike” dhe ka si qëllim që të pastrojë shoqërinë prej këtyre njerëzve.
Budeikin thotë shprehet se është mbushur me letra dashurie që i vinë nga vajza adoleshentet në burgun rus, ku është arrestuar nën akuzën e nxitjes së vetëvrasjeve. 21-vjeçari që ka rrëfyer për krimet e bëra ka thënë për hetuesit se viktimat e tij ishin të lumtur që po vdisnin. /Gazeta Shqip/