Telegrafi

Shpifjet ndaj FSHF, Gjykata Themelore e Prishtinës pranon padinë ndaj Shefki Kuqit

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi.

Shefki Kuqi në një deklaratë publike në televizionin T7, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90-ta i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare.

Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve të FSHF-së, të cilët kanë vendosur ta padisin në instanca të drejtesisë.

Ata kanë njoftuar zyrtarisht se kanë dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin T7,  gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pashaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.

/Telegrafi/