Site icon Telegrafi

Shpeza gjigante përqafon shpëtimtarin i cili e shëroi kur ra nga çerdhja (Video)

Burri i njohur vetëm si Edgardo nga Argjentina, është përqafuar nga një kondor gjigant, të cilin e ndihmoi pas rënies nga çerdhja, kur ishte shumë i vogël.

Kjo shpezë e ka mbajtur mend shpëtimtarin, që për një kohë e shëroi dhe bëri që t’i kthehet jetës normale, transmeton Telegrafi.

“Shoqërimi ynë ka filluar, kur e gjeta të lënduar në tokë dhe vendosa ta ndihmoj. Ky është kthimi tij i parë dhe nuk më ka harruar”, ka shkruar Edgardo lidhur me rastin.

Filmimi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social, ku janë lënë lëvdata të shumta, kryesisht nga dashamirët e kafshëve.

“Është shumë e bukur të kesh edhe një shok nga bota e egër”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

https://youtu.be/DIAyhS2fX88

Exit mobile version