Linus dhe Sabina Jack janë shpëtuar nga Forcat Ajrore Amerikane, pasi kishin mbetur për një javë në ishullin Fayu që ndodhet në Shtetet Federale të Mikronezisë.
Çifti bashkëshortor, që janë rreth të 50-tave, kanë pasur problem me ndriçim derisa po lundronin me barkë, transmeton Telegrafi.
Nata e errët dhe rrymat ujore, kanë bërë që ata të marrin drejtimin e padëshiruar dhe të përfundojnë në vendin ku nuk kishte asnjë njeri.
Për mëse shtatë ditë, ata kanë mbijetuar me shumë pak rezerva ushqimore, kurse shpresat për shpëtim ishin të vogla.
Lundra e gjatë gjashtë metra, me të cilin donin të arrinin në ishullin Tamatam, kishte pësuar dëmtime dhe nuk mund të kthehej më në det.
Forcat Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, ia kanë dalë t’i gjejnë të zhdukurit, pasi e kanë parë shenjën ‘SOS’ që ishte shkruar në rërën e plazhit. Mësohet se ata janë mjaft të lodhur, por kanë gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/