Telegrafi

I shpëton vdekjes për një fije floku: Po bëhej gati të gjuante në kosh, papritmas futet në fushë një veturë (Foto/Video)

Një video e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si një djalosh që po luante basketboll për një fije floku i shpëton vdekjes, kur një veturë që kishte humbur kontrollin përfundon brenda fushës ku po luante ai.

Djaloshi që po luante basketboll në qytetin Xiamen në pjesën lindore të Kinës, ishte duke u bërë gati të gjuaj në kosh kur papritmas vetura futet në fushë, duke shpëtuar për disa centimetra nga përplasja, transmeton Telegrafi.

Shikuesit që ishin në fushë, mbetën të shokuar kur panë veturën që u fut në brenda duke thyer murin mbrojtës. /Telegrafi/