Telegrafi

I shpëton vdekjes për “një fije floku”, del nga lokali në qytetin spanjoll – rrobalarësja shpërthen

Një burrë në Spanjë mashtroi vdekjen, kur për pak sekonda i shpëtoi më të keqes derisa ishte duke u larguar nga një lokal që pastron dhe thanë rrobat.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri arrin të largohet nga lokali, dhe t’i shpëtojë shpërthimit të fuqishëm të rrobalarëses e cila shkatërroi tërë lokalin, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi i fuqishëm bëri që një top i zjarrtë të ngritet në ajër dhe tërë lokalin ta shkatërrojë, kurse burri për pak sekonda i shpëton vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin spanjoll La Coruna, kurse burri është cilësuar si njeriu më me fat dhe do të ishte e pabesueshme si rrëfim, po të mos ishin kamerat e sigurisë.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga ky shpërthim, kurse akoma nuk dihet shkaku që çoi te shpërthimi i rrobalarëses. /Telegrafi/