Rihanna di të tërheqë vëmendjen edhe në rast se është festa e dikujt tjetër.
Këngëtarja ka marrë pjesë në një organizim të Nicole Scherzinger në Londër për ditëlindjen e saj të 38.
Mirëpo, edhe pse ishte mbrëmja e Nicole që të shkëlqente, ishte Riri ajo që i la nën hije të gjitha yjet e mbrëmjes.
Madje në një moment, ajo për pak sa nuk u bë kryetemë e mediave rozë, pasi rrezikoi ta zbulonte gjoksin. Por, reagimi i këngëtares ishte i shpejt për ta rregulluar fustanin rozë.
Ndërsa më poshtë mund ta shikoni si u duk ‘vajza e ditëlindjes’. /Telegrafi/