Sipas rregullave të komunikacionit, këmbësorët gjithmonë duhet të ecin në anën e rrugës ku përballë tyre vijnë veturat – e jo në të kundërtën.
E duke mos respektuar këtë këshillë të ekspertëve të komunikacionit, një burrë në Indi për pak sa nuk e pësoi me jetë.
Një video amatore e shfaq atë duke ecur i qetë nëpër rrugën e një qyteti në Indi, kur befasisht pas shpinës së tij vie me shpejtësi të madhe një veturë.
Për fat të mirë ai nuk goditet nga vetura edhe pse i kalon shumë afër, mirëpo jo të gjithë mund ta kenë fatin e tij dhe për këtë duhet pasur kujdes kur ecim në rrugë. /Telegrafi/
Dear Pedestrians,
Always walk in the direction where you can see the vehicles coming towards you, especially when there are no footpaths in a country like ours.
Not everyone is lucky as this guy in the video!
— Roads of Mumbai (@RoadsOfMumbai) August 23, 2020